ANP “Adem Jashari”realizon konkurs artistik për fëmijë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ANP “Adem Jashari” ka organizuar konkursin për punimin më të mirë artistik, ku të drejtë pjesëmarrje kanë pasur të gjithë fëmijët e moshave nga 6 deri në 11 vjet.
Nën ritmet e muzikës dhe performancës së grupeve argëtuese, fëmijët kanë pasur rastin të shpalosin kreativitetin e tyre në ekspozitën me punime në hapësirat e ANP “Adem Jashari”. Ngjarja është zbukuruar edhe më shumë me këngët dhe vjershat e recituara nga vogëlushët, të cilat kishin ardhur në mënyre të organizuar së bashku me mësueset e tyre.
Me qëllim të përkrahjes dhe inkurajimit të fëmijëve për të zhvilluar kreativitetin e tyre artistik, njëherit janë shpërblyer punimet me të mira dhe janë ndarë dhurata të ndryshme për fëmijët pjesëmarrës.
Kompania Limak që m enaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” po mbështet në vazhdimësi projekte te përgjegjshme ndaj shoqërisë. Përveç p ërfshirjes së tyre në n gjarje të tilla, aeroporti tashmë për disa vite pranon në vizita grupe të fëmijëve të cilët kanë rastin të mësojnë më shumë për aviacionin.