Po ndodhë takimi në Milano, Juve gjen pasardhësin e Buffon
Juventusi është në përpjekje maksimale për të gjetur një portier të ri. Matia Perin po llogaritet favoriti kryesor për të zënë vendin e Buffon.
Portieri italian i Genoas është fokusi kryesor dhe për këtë po zhvillohen bisedime të avancuara sot.
Agjenti i tij, Alessandro Lucci është takuar pasdite me drejtorin e Juves, Fabio Guild.
Raportohet se marrëveshja është afër dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje për tu diskutuar.
Perin pritet të jetë alternativë e fortë për Szczesny në portën e Juves edicionin e ardhshëm./Indeksonline/