Buffon zbulon se pse qëndroi në Juventus pas ”Calciopolit”
Gianluigi Buffon ka shpjeguar se pse ai qëndroi me Juventusin pas skandalit, ”Calciopoli” – për t’ju thënë tifozëve, ”në momente të vështira, unë do të jem këtu”.
Portieri i Paris Saint-Germain e ka fituar Kupën e Botës kur Juventusi u dëbua në Serie B, dhe mund t’i bashkohej ndonjë klubi të kalibrit më të madh aso kohe.
Para kësaj, ai zgjodhi të mbetej te ”Zonja e Vjetër”, duke e fituar Serie B dhe duke u rikthyer në elitë po atë sezon, transmeton IndeksOnline.
”Në futboll, ju mund të dërgoni një mesazh jashtë me besnikëri”, tha Buffon për L’Equipe.
”Për t’ju thënë tifozëve: ‘Në momente të vështira, unë do të jem këtu’. Ne luajmë për reputacionin tonë, paratë, titujt dhe shumë gjëra”.
Buffon gjithashtu ishte vlerësuar mirë në Francë para se t’i bashkohej PSG-s, duke i ndaluar tifozët e Italisë nga vërshëllimat drejt ”La Marseillaise” para një ndeshje ndaj Les Bleus.
”Kurrë nuk i kam numëruar veprimet e mia. Kurrë. Ky ishte një moment special dhe unë ndjeja diçka në zemrën time atë moment”, shtoi Buffon./IndeksOnline/