11:33 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Buffon e “godet” futbollin italian: Ky është talenti i vetëm që kemi!

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon ka folur për gjendjen aktuale të futbollit italian. 40 vjeçari ka thënë se futbolli italian është në krizë dhe se aktualisht ekziston vetëm një talent.

“Niveli i ekipit aktual kombëtar është mjaft i ulët në krahasim me çdo brez tjetër. Nuk ka ndonjë talent që bën përshtypje. I vetmi yll i talentuar është Verrati, një lojtar i jashtëzakonshëm, perfekt në çdo aspekt” ka thënë Buffon.

Portieri i PSG-së ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në përfaqësuese duke thënë se ka vendosur që të jetë më afër familjes./Indeksonline/

Temat: