Neymar rikthehet në fushë pas tre muajsh (Video)
Neymar është shëruar dhe është i gatshëm të ndihmoj Brazilin në Kupën e Botës në Rusi.
Ylli i PSG-së është inkuadruar në pjesën e dytë në ndeshjen miqësore kundër Kroacisë, shkruan indeksonline.
Ai pësoi një lëndim me 25 shkurt në ndeshjen e Ligue 1 kundër Marseille dhe deri më tani është rikuperuar në vendlindjen e tij.
Neymar është njëri nga futbollistët që do të mbahet në sy si më premtuesi në Kupën e Botës. /IndeksOnline/