75 Mall Live Search
23:14 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në mes Podujevës dhe Prishtinës, vozitësit presin mbi 30 minuta (Video)

Kolona të gjata janë shkaktuar në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në mes fshatrave: Lupq, Vranidoll, Prugofc, Besi, Leban.

Vozitës të shumtë po detyrohen që të presin mbi 30 minuta për të lëvizur sado pak.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet qartë se kolona është shumë e gjatë përderisa nuk dihen ende arsyeja.

Duhet përkujtuar që në shumë raste pas reshjeve të shiut, shkaktohen edhe aksidente që rrisin edhe kolonat por që në këtë rast nuk dihet nëse ka të bëjë me një arsye të tillë./Indeksonline/