Tifozi sulmohet brutalisht pasi feston para kundërshtarëve (Video)
Një tifoz i skuadrës Sport Club Internacional u sulmua në mënyrë brutale nga kundërshtarët.
Tifozi bëri një “gabim”, pasi festoi golin e shënuar në prani të kundërshtarëve, të cilët të revoltuar goditën dhe e rrahën brutalisht tifozin brazilian, shkruan IndeksOnline.
Madje tifozët e Atletico Clube Goianiense aq shumë e rrahën sa që në tribuna u dashtë ndërhyrja e mjekut.
Në fund skuadra e Internacional triumfoi./IndeksOnline/