Grabitje e armatosur në Pejë
Një punëtor në një pompë të derivateve të naftës në Pejë, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur 700-800 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti përkatës i policisë dhe njësia K-9 për hetime te mëtejme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit./Indeksonline/