Mediat italiane: Buffon nuk ka ndërruar mendje, do t’i bashkohet PSG-së
Gianluigi Buffon pritet që shumë shpejtë t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint Germain.
Edhe pse zyrtarizimi i tij në PSG po merr shumë kohë, mediat italiane thonë se Buffon është i vendosur t’i bashkohet klubit nga Franca, shkruan IndeksOnline.
Ish-portieri i Juventusit shumë shpejtë pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me francezët.
40-vjeçari para disa jave u largua përfundimisht nga “Zonja e Vjetër”.
Ai ka marr shumë oferta, por PSG-ja do të jetë shtëpia e ardhshme e italianit./IndeksOnline/