Kaos i pafund/ Mihajlovic largohet nga Sportingu?
Pak ditë pasi u zyrtarizua si trajner i Sporting Lisbonës, Sinisa Mihajlovic është afër largimit.
Klubi i Sporting Lisbonës sot i dha fund me presidentin, Burno de Carvalho, shkruan IndeksOnline.
Shkarkimi i presidentit nga klubi portugez mund ta largoj nga ekipi edhe trajnerin e ri, Mihajlovic.
Ishte pikërisht Bruno ai që e solli trajnerin serb në ekipin e Sportingut, prandaj ai pritet të largohet nga skuadra portugeze. Kështu raporton edhe e përditshmja “A Bola”.
Kujtojmë që nga klubi i Sportingut u larguan shumë futbollistë për shkak të skandaleve që ndodhën me presidentin dhe tifozët./IndeksOnline/