Zyrtare: Gjilani prezanton trajnerin e ri (Foto)
Klubi i Gjilanit është bërë me trajner të ri.
Skuadrën nga Superliga e Kosovës do ta menaxhoj trajneri i njohur, Sadat Pajaziti, shkruan IndeksOnline.
Pajaziti ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin gjilanas.
Trajneri i njohur kosovar së fundmi ishte pjesë e Drenicës.
Klubi po ashtu është bërë gati që të sjellë disa yje, përfshi edhe ish-lojtar të Gjilanit./IndeksOnline/