Valon Behrami flet për dënimin e Shaqirit dhe Xhakës (Video)
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar me nga 10000 franga ndërsa Stephan Liechtainer me 5000 franga pas festës në ndeshjen kundër Serbisë.
Gjatë ditës së sotme, në një konferencë për media, mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami ka folur për dënimet që FIFA ka shqiptuar kundrejt shokëve të tij.
“Ne jemi të lumtur që askush nuk është pezulluar por është diçka që shkon pak më thellë. Nuk është e përshtatshme që të flasim për këtë tani”, ka thënë Behrami.
Ndeshjen e fundit Zvicra e zhvillon kundër Costa Rikës, ku në rast fitoreje të Brazilit kundër Serbisë, ata mund të kualifikohen edhe me humbje. /IndeksOnline/