Vidal në La Liga, merr ofertë serioze nga klubi spanjoll
Artur Vidal me shumë gjasa do të largohet nga Bayern Munchen.
Ardhja e Leon Goretzka-s ia ka rrezikuar vendin startues futbollistit nga Kili, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave në Gjermani, Vidal ka marr një ofertë serioze nga klubi i Atletico Madrid.
Ana spanjolle e shohin futbollistin kilian si zëvendësues ideal i Gabit, i cili tashmë i ka mbushur plotë 34 vite.
Vidal për Bayernin ka bërë afro 90 paraqitje me kampionin e Gjermanisë, duke shënuar 16 gola.
Përveç Atleticos, të interesuar për 31-vjeçarin janë edhe klube si; Inter, Chelsea, United dhe Roma./IndeksOnline/