75 Mall Live Search
13:10 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Boateng rikthehet në Serie A?

Kevin Prince-Boateng  do të largohet nga Bundesliga gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori nga Gana, u transferua në Gjermani nga skuadra e Las Palmas te klubi i Eintracht Frankfurt.

Por, vetëm pas një sezoni në Bundesliga, Boateng ka vendosur të largohet.

Ai është afër t’i bashkohet skuadrës nga Serie A, Sassouolo.

31-vjeçari për Frankfurtin zhvilloi afro 33 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Ai më parë ka luajtur për klube të njohura, si; Tottenham, Portsmouth, Milan, Schalke dhe Borussia Dortmund./IndeksOnline/