Bundelisga i prishë marrëdhëniet me Adidasin, ky do të jetë topi i ri (Foto)
Bundesliga gjermane ka bërë disa ndryshime për sezonin e ri 2018/19.
Liga e futbollit në Gjermani, ka prishë marrëdhëniet me Adidasin dhe ka nënshkruar marrëveshje me Derbystar, shkruan IndeksOnline.
Kjo do të nënkuptoj se që nga sezoni i ri topi do të jetë me firmën e Derbystar dhe jo Adidas.
Ky top për herë të parë do të përdoret më 12 gusht, ku Bayerni takohet me Eintracht Frankfurt, ndeshja e Super Kupës së Gjermanisë.
Përvec këtij ndryshimi, DFL ka lejuar edhe përdrimin e burimeve teknike në stol. Është e njëjtë sikur në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, ku shumica e stolit ka kufje në veshë dhe ka të drejtë për të biseduar me anëtarët stërvitor që janë në tribuna./IndeksOnline/