Milinkovic-Savic zëvendësues i Paulinhos?
Mesfushori serb, Sergej Milinkovic-Savic do të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të verës.
Savic ka marr shumë oferta, por një është serioze dhe duket se Barcelona do ta “rrëmbej” mesfushorin e talentuar.
Serbi shihet si zëvendësues i Paulinhos, i cili befasisht u rikthye në Kinë.
Savic pritet të kushtoj plotë 80 milionë funta, që duken shumë por mesfushori i klubit italian shumë herë e ka treguar vetën që i meriton ato para.
Përveç Barçës të interesuar për 23-vjeçarin janë edhe klube si; Real Madrid, Milan, Juventus, Manchester United dhe Chelsea./IndeksOnline/