Trump: Shqiptarët janë të fortë dhe agresivë, mund të “ndezin” Luftën e Tretë Botërore
Shqiptarët janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore.
Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump një ditë më parë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se pse amerikanët duhet të luftojnë për të mbrojtur Shqipërinë, apo Malin e Zi.
Intervista e Trump për Fox News erdhi pak ditë pas Samitit të NATO-s dhe takimit me presidentin rus Vladimir Putin, në Helsinki.
Trump i komentoi si mjaft të suksesshme këto dy takime, duke theksuar se vetëm falë këmbënguljes së tij, tashmë të gjithë vendet anëtare po kontribuojnë më shumë për NATO-n dhe se organizata tashmë ka rreth 44 miliardë dollarë më shumë në buxhet.