Vjosa Osmani bashkë me kolegët e partisë e vizitojnë në shtëpi Isa Mustafën (Foto)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka kohë që nuk është parë shumë aktiv në skenën politike.
Kjo për shkaqe shëndetësore, ku edhe u trajtua në Gjermani.
E sot, kolegët e partisë i kanë bërë ‘befasi’, duke shkuar për vizitë në shtëpinë e tij.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka shpërndarë fotografinë në facebook ku shihet në vizitë tek Mustafa bashkë me Arban Abrashin, Armend Zemajn,, Ismet Beqiri, Lutfi Haziri e tjera figura politike nga kjo parti.
Ajo çka dallohet në këtë fotografi është prania e deputetës Vjosa Osmani e cila ka kohë të gjatë që nuk e ka vizituar Isa Mustafën.
Bashkë me fotografinë ai ka shkruar “Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!#LDK”./Indeksonline/