Totti arsyeton shitjen e Alisson: Kur të kërkon Liverpooli, zor t’i thuash JO
Ish kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti e ka arsyetuar shitjen e Alisson te Liverpooli.
Totti ka thënë se ishin dy arsye që Roma nuk arriti të ndalë shitjen e Alisson.
“Kur të kërkon Liverpooli, është e vështirë t’i thuash jo. Edhe shifra e ofruar nga ta ishte e parefuzueshme.
Më vjen keq sepse kemi humbur ndoshta portierin më të mirë në botë, por do të përpiqemi ta ndërtojmë një Romë të madhe pa Alisson” ka thënë Totti./Indeksonline/