Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjet para-sezonale (Foto)
Skuadra e Barcelonës ka publikuar emrat e futbollistëve që do të marrin pjesë në ndeshjet para-sezonale në Amerikë.
Në këtë listë mungojnë emrat të mëdhenj, si Messi, Suarez, Dembele, Coutinho, Rakitic, Pique…
Kampioni i La Ligas në Amerikë do t’i luaj tri miqësore, më 29 korrik ndaj Tottenham Hotspur, më 1 gusht ndaj Romës dhe më 5 gusht ndaj Milanit./IndeksOnline/