Thaçi u bën thirrje partive parlamentare t’i marrin përgjegjësitë e veta
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për media u ka bërë thirrje të gjitha partive parlamentare që t’i marrin përgjegjësitë e veta kushtetues dhe ligjore.
Me këtë rast, ai ka thënë se i vije keq që po bëhen vonesa ligjore, pasi koha po ecën dhe Kosova nuk ka mundësi për vonesa.
Ai ka bërë thirrje për të gjitha partitë dhe institucionet shtetërore, që të pajteohn për një pako të veprimeve të sinkronizuara për interesin shtetëror.
“Të gjitha institucionet do të bëjnë rrugën e përbashkët për të përshpejtuar përmbylljen në të ardhmen e afërt 4-6 muaj të dialogut dhe njohjet reciproke që do të ndodhin. Kërkojë nga partitë parlamentare nga Kuvendi që t’i merr përgjegjësitë e veta kushtetuese dhe ligjore. Më vije keq që ata po vonohen pasi koha po ecën dhe nuk kemi kohë të vonohemi. Kuvendi i Republikës të ushtrojë atë që i takon edhe me Kushtetutë për rolin përfundimtar dhe këtu secila parti duhet të luaj rolin e vet. Prandaj, edhe ftesa ime edhe për partitë politike, institucionet shtetërore, mendoj që do të ishte të pajtohemi për një pako të veprimeve të sinkroniauzara për interesin shtetëror”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/