E pabesueshme ku ka hyrë ky qen për t’i shpëtuar zjarrit në Greqi (Video/Foto)
Zjarri që përfshiu javën e kaluar Greqinë ka marr jetën e dhjetëra njerëzve, derisa mijëra të tjerë i ka lënë pa kulm mbi kokë.
Përderisa njerëzit hynin në det për të shpëtuar nga zjarri, ndryshe ka vepruar një qen, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.
Kur zjarri përfshiu shtëpinë, qeni i vogël kishte hyr në një furrë të shtëpisë, për të qëndruar për një kohë të gjatë i mbyllur.
Artemis Kyriakopoulou e kishte gjetur qenin e mjerë, i cili ishte mbuluar me pluhur dhe ishte i plogësht.
Kur pa njerëz që iu afruan, ai filloi të lëvizte bishtin dhe doli nga furra i gëzuar që kishte shpëtuar.
“Ne kemi gjetur një krijesë në një furrë shtëpie të djegur. Gjithçka ishte shkatërruar plotësisht, por furra jo. Qeni ishte i lënduar dhe i uritur, por edhe i frikësuar. Ai u gëzua që e kishim shpëtuar atë dhe vëllanë e tij, të dy tani me shëndet të mirë”, ka thënë Kyriakopoulou.
Të dy qentë janë dërguar menjëherë te veterinari për trajtim mjekësor, derisa po bëhet thirrje që të gjenden pronarët e tyre. /Indeksonline/