75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri shënon gol të jashtëzakonshëm në stërvitje për Liverpooli

Duket se Xherdan Shaqiri e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re te Liverpooli. shkruan IndeksOnline.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka debutuar ditë më parë përballë Manchester Unitedit në kuadër të International Champions Cup.

Shaqiri shënoi gol me gërshërë përballë ”Djajve të Kuq” në fitoren e thellë, 4-1 në Michigan.

Ndërsa, Shaqiri i ka treguar aftësitë e tij edhe në stërvitjen e djeshme te Liverpooli.

Reprezentuesi zviceran ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni videon në vazhdim./IndeksOnline/