Kupa e Botës 2030 në Angli?
Kampionati Botëror 2030 mund të mbahet në Angli.
Kjo për shkak se Shoqata e Futbollit në Angli ka filluar ta bëjë gati ofertën për ta mbajtur Kupën e Botës në shtëpi, shkruan IndeksOnline.
Anglia kishte bërë ofertë gjatë vitit 2010, por dështoi ta fitonte për shkak se Rusia përfundimisht i fitoi të drejtat për ta mbajtur Kupën e Botës 2018, që përfundoi para disa dite.
13 stadiume mikpritëse mund të jenë: Wembley, Old Trafford, The Emirates, London Stadium, White Hart Lane, The Etihad, Anfield, StJames’Park, Villa Park, Hillsboroughtt, Stadium of Light, Stamford Bridge dhe Elland Road./IndeksOnline/