75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kur Vidal bënte deklarata kundër Messit

Arturo Vidal është transferuar në Barcelonë nga Bayern Munchen gjatë këtij afati kalimtar.

Kiliani u bashkua me kampionët e La Ligës mirëpo mund të pendohet për një deklaratë të mëhershme.

Vidal u pyet nëse ai është i frikësuar nga Messi pas një ndeshje të Kupës së Amerikës.

“A kam frikë nga ai apo ai ka frikë nga unë? Unë nuk kam frikë prej tij, por ju duhet ta pyesni nëse ai ka mbetur me frikë”, ka thënë Vidal.

“E kam mposhtur atë në të gjitha finalet dhe nëse do të takohemi përsëri, ne [Kili] do të fitonim përsëri”.

“Unë nuk kam frikë nga asgjë në fushë jemi të gjithë të barabartë, mbroj ekipin tim kombëtar në vdekje. Nëse mundem, unë jap gjithçka në fushë”, kishte thënë futbollisti i ri i Barcelonës. /IndeksOnline/

Temat: