Albena Reshitaj pritet t’i bashkohet AAK-së
Albena Reshitaj zyrtarisht dha dorëheqje nga posti i Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më datën një të këtij muaji.
Por, i janë dashur vetëm disa ditë për të marrë detyrën e re, atë të këshilltares të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ky i fundit me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se beson në kontributin dhe njohuritë e saj, andaj vendosi t’i ketë parasysh këshillat e saj.
Burime të Indeksonline brenda AKR-së thonë se Reshitaj shumë shpejt pritet të shkarkohet nga kjo parti.
“Albena ishte e favorizuara e partisë, gjithë përkrahjen që asaj i kemi dhënë na i ka kthy me të keq. Kryesia e AKR-së pritet që shumë shprejt ta shkarkojë, nëse ajo nuk largohet e para, ajo do të shkarkohet. Ajo duhet ta dijë se s’ka më punë në partinë tonë”, ka thënë ky burim.
Sipas tyre, Reshitaj ka vendosur që përfundimisht të vazhdojë karrierën e saj në partinë e Haradinajt.
“Aq sa kemi dëgjuar ajo do t’i bashkohet AAK-së, pasi që aty i është premtuar edhe një vend në kryesi”, thotë tutje ky burim.
Ndryshe, nuk është hera e parë që emrat më të përfour të AKR-së kalojnë në AAK-në e Haradinajt. /Indeksonline/