Arsyeja e vërtetë se pse Anthony Martial nuk udhëtoi në Gjermani me Man Unitedin
Derisa bashkëlojtarët e tij ishin në Gjermani, Anthony Martial ishte në Mançester. Por, duket se ai ka pasur një arsye të mirë se pse nuk udhëtoi për ndeshjen ndaj Bayern Munich.
Martial mbetet subjet i spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen. Ai vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga ”Old Trafford” para mbylljes së afatit kalimtar të enjten.
Rivalët e Manchester Unitedit në Premier League, Chelsea dhe Spurs, si dhe Bayern Munich kanë qenë të lidhur me sulmuesin francez, shkruan IndeksOnline.
Dhe përkrah zërave të vazhdueshëm për të ardhmen e Martial, Man Unitedi e zhvilloi miqësoren e fundit të këtij para-sezoni ndaj kampionit gjerman, ku pësoi humbje me rezultat, 0-1.
Anthony Martial missed yesterday’s game against Bayern Munich due to undertaking a double training session at Carrington. #mufc [ESPN]
— United Xtra (@utdxtra) August 6, 2018
Por, pika kryesore e spekulimeve ishte mospjesmarrja e Martialit. Ai nuk udhëtoi në Gjermani, duke bërë që të spekulohet edhe më shumë për të ardhmen e tij.
Megjithatë, sipas ESPN, frnacezi e humbi këtë ndeshje për shkak se bëri seanca stërvitore të difsha në ”Carrington”. Interesante, apo jo?
Duket se Mourinho ka vendosur që ta mbajë lojtarin edhe për sezonin e ardhshë/IndeksOnline/