Ky është personi i dyshuar për vrasjen e gruas dhe vajzës (Foto)
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku kryefamiljari ka vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Indeksonline mëson se i dyshuari është Pjetër Nrecaj nga fshati Bitesh i Gjakovës, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve të portalit, Nrecaj ishte në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, me të cilën ishte në proces të shkurorëzimit.
Gruaja, tashmë e ndjerë ishte me shtetësi të Shqipërisë, por po jetonte në Kosovë me familje që nga paslufta.
Çifti kanë gjashtë fëmijë, derisa vajza e cila u vra sonte ishte nëntë vjeçare.
Indeksonline raportoi sonte ekskluzivisht për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Brekoc të Gjakovës./Indeksonline/
Krim i rëndë në Gjakovë: Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën (Video)