75 Mall Live Search
16:55 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gashi pas perfomancës në Prishtinë: Tregojuni botës se më në fund erdha në shtëpi (Video)

Mbrëmë ylli kosovar me famë botërore i njohur si Gashi ka krijuar atmosferë fantastike në skenën e Sunny Hill që është duke u mbajtur në parkun Gërmia në kryeqytet.

Në një video të postuar nga festivali mund të shihni publikun duke kënduar bashkë me reperin, i cili pas perfomancës së tij ka shkruar një status tejet emotiv:

“Tregojuni botës se më në fund erdhi në shtëpi. Kosovë të dua shumë”.

Ndryshe mbrëmë ka performuar edhe reperi ameriko-shqiptar, Action Bronson./Indeksonline/