Takohen Merkel e Putin, pritet të ia thotë në sy temën e kufijve
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë presidentin rus Vladimir Putin në Berlin këtë fundjavë. Në këtë takim pritet të diskutohen disa tema.
Situata në Siri, gjendja në lindje të Ukrainës, situata në Ballkan pritet të jenë temat kryesore, shkruan Indeksonline.
Por, një media ruse thotë se do të diskutohet edhe situata e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Merkel pritet që në këtë takim të thotë Putinit qëndrimin e saj se kufijtë e Kosovës nuk duhet asesi të preken./Indeksonline/