21:17 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Spahiu thotë se dikush ka falsifikuar ditëlindjen e Adem Jasharit, ai s’lindi më 28 nëntor

Kohëve të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes falsifikimet e përfolura të statutit të veteranit në Kosovë.

Lidhur me falsifikimet, ka gjetur një konstatim tjetër analisti politik, Nexhmedin Spahiu, transmeton Indeksonline.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dikush e ka falsifikuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Më poshtë postimi i Spahiut:

Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!

Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskripullt. /Indeksonline/