Pesë skuadra të njohura evropiane po e kërkojnë Marchision
Claudio Marchisio është emri më i përfolur në merkato në orët e fundit. Plot pesë oferta kanë trokitur në dyert e agjentit të tij.
Dy skuadra nga Franca, tri nga Spanja po e kërkojnë ish yllin e Juventusit.
Nice dhe Monako janë dy skuadrat franceze të interesuara për të, ndërsa Atletico Madrid, Betis e Sevilla poashtu kanë shprehur interes për mesfushorin italian.
Marchisio ka oferta edhe nga Amerika, por që më shumë preferon qëndrimin në Evropë./Indeksonline/