“Çënari” uron Kurban Bajramin në gjuhën shqipe
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman është një artistët më të dashur te publiku shqiptar.
Tolga sic e quajnë shkurt, njihet më mirë si “Çënari” në saje të rolit në serialit “Lale Devri”, është edhe dhëndër shqiptar, pasi ai është i martuar me bukuroshen, Almeda Abazi, shkruan Indeksonline.
Si duket Almeda po ia mëson mirë bashkëshortit gjuhën shqipe, të cilën Tolga shpesh e përdor në rrjete sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot kur ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Në një postim në Instastory, Tolga ka uruar festën në gjuhën turke dhe shqipe. “Gëzuar Bajramin”, ka shkruar Tolga në Instagram. /Indeksonline/