U rrahën për parking, arrestohen gjashtë persona në Lipjan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka arrestuar gjashtë persona në Lipjan, të cilët ishin rrahur mes vete për një parking.
“Janë arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një vende parkimi ishin përfshi në rrahje ku kishin përdorë edhe mjete të forta –shufra metali”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kishin marr lëndime trupore dh të njëjtit kanë marr tretman mjekësor.
Pas intervistimit 6 të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/