Diplomati gjerman: Le të arrihet marrëveshja, ose Vuçiq, Thaçi e Mogherini janë të dështuar
Ish i dërguari special për Kosovë nga Unioni Evropian, Wolfgang Petritscht në një intervistë për median serbe ‘N1’ tha se dialogu Beograd-Prishtinë ka sjellë shumë gjëra të mira por që është koha që të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
Petritsch tha se është momenti i duhur dhe është e rëndësishme që sygjerimi për zgjidhje erdhi nga Beogradi dhe Prishtina pasi që vetëm atëherë do të ishte e pranueshme për të gjithë, transmeton Indeksonline.
“Mendoj që kemi arritur në një pikë kur një vendim është i nevojshëm. Nuk mendoj që gjëra si këto mund të vazhdojnë pa atë vendim. Do të na dërgonte në konflikte të ftohta pa mbarim” tha Petritsch.
Ai tha edhe se dy vendet duken të gatshme për një marrëveshje dhe duke e parë se mandati i komisioni evropian është pranë përfundimit, do të ishte mirë që një zgjidhje të arrihet nga muaji shkurt apo mars, shkruan Indeksonline.
“Nëse dështon, kam frikë se do të ishte humbje për të gjithë- për presidentin serb, Aleksander Vuçiç, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefen diplomatike, Federica Mogherini” vazhdojë Wolfgang Petritsch.
Sipas tij nëse nuk arrihet një marrëveshje tani, do të duhet një kohë e gjatë për një marrëveshje tjetër.
“Kjo nuk është zgjidhja ideale por politika dhe jeta reale nuk mund të jenë kurrë perfektë” shtoj ish i dërguari special për Kosovë. Ai foli edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se beson një ndryshim i vogël do të ishte i nevojshëm, sikurse në rastin mes Kosovës dhe Mali të zi. Në fund tregoj se nëse nuk zgjidhet problemi i Kosovës, atëherë Serbia nuk mund të anëtarësohet Unionin Evropian./Indeksonline/