Lista me të ftuarit e mundshëm nga Bernard Challandes te Kosova
Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet që të luajë në muajin shtator.
Skuadra e Bernard Challandes së fundmi është përforcuar me portierin e Man Cityt, Arijanet Muriqi.
Në portë, Challandes ka vendosur që ta ftojë edhe portierin e Prishtinës, Visar Bekaj, transmeton IndeksOnline.
Dhe siç shkruan ”Përfaqësuesja e Kosovës – Dardanët”, lista me lojtarët e ftuar është bërë gati tani.
Milot Rashica, Bersant Celina, Herolind Hala e Edon Zhegrova gjithashtu priten të ftohen nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Ndërkaq, sulmi do të jetë i përbërë me Atdhe Nuhiun, Vedat Muriqin, Elbasan Rashanin dhe Donis Avdijajn./IndeksOnline/