75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liverpooli nënshkruan me futbollistin dhe e dërgon në huazim

Sheyi Ojo ka zgjatur kontratën me Liverpoolin dhe është bashkuar me skuadrën franceze Stade Reims në formë huazimi.

Gjigandët nga Anfield konfirmuan këtë mëngjes se anëtari i Anglisë U21 kishte pranuar një zgjatje të kontratës, shkruan indeksonline.

“Sheyi Ojo ka nënshkruar sot një kontratë me Liverpulin dhe u bashkua me Stade Reims në hua për pjesën e mbetur të sezonit 2018-19”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Anësori ka bërë të ardhmen e tij ndaj Reds duke bërë marrëveshje të re përpara se të shkoj në Francë për t’u lidhur me klubin e Ligue 1”, thuhet më tej në njoftim.

Ojo u zhvendos në Merseyside në vitin 2011 pas impresionimit në akademinë e MK Dons dhe është shfaqur tetë herë për ekipin e Jurgen Klopp. /IndeksOnline/

Temat: