75 Mall Live Search
20:03 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ameli po rritet, e ëmbël si mami

Miram Cani dhe Alban Skenderaj, janë nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptarë dhe jo vetëm.

Përveç, talentit, këngëve hite dhe vokaleve unike, çifti Skenderaj njihen për lidhjen, dashurinë  dhe tashmë një familje të bekuar me vajzën Ameli, shkruan Indeksonline.

Duke qenë fytyra publike, thuajse asgjë nga angazhimet e tyre nuk i ikën syrit të medias, ashtu edhe jeta private.

Prandaj, vajza fryt i dashurisë, Ameli ka qenë shpesh pjesë e artikujve, kurse shumë lehtë mund të vërehet ngjashmëria e saj me mamin këngëtaren, Miriam Cani.

Sharmi dhe eleganca, stili dhe ëmbëlsia e Miriamit duket se janë trashëguar nga vajza Ameli, e cila gëzon një bukuri natyrale të karakterizuar me një pamje engjulli.

Së fundmi, Ameli është bërë pjesë e kopshtit të fëmijëve, ndërsa kjo e ka lumturuar edhe më shumë çiftin, për çka nuk mungojnë as publikimet e tyre në rrjetet sociale.

Ajo duket se e ka zili mamin dhe babin, kështu që ia ka mësyrë herët muzikës e instrumentit piano.

Thonë se fëmijët ndryshojnë gjatë rritjes, por Miriami dhe Albani janë prindër vërtet të bukur apo jo?

Vajza të rritet me shëndet, ndërsa ju vlerësojeni vet se kujt i ngjanë më shumë!/Indeksonline/.