75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dy raste të reja të dhunës në familje, viktima gratë

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit janë klasifikuar edhe dy raste të reja të dhunës në familje.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë,  ku i dyshuari mashkull, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte kanosur, thuhet në raportin e policisë, transmeton Indeksonline.

Pas raportimit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në rastin tjetër të raportuar në Policinë Rajonale në Prizren, mosëmarrveshja familjare rezultoi me dhunë fizike.

I dyshuari mashkull kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit , i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/.