75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Milot Rashica shënon gol spektakular, i dhuron fitoren Werderit (Pamje)

Werder Bremeni ka arritur të fitojë ndaj Eintracht Frankfurtit në një ndeshje dramatike në pasditën e sotme.

E për këtë fitore, meritat më të mëdha i takojnë reprezentuesit kosovar, Milot Rashicës, i cili luajti sot vetëm nga minuta e 84-t.

Në pjesën e parë, Werderi kaloi në epërsi pas golit të shënuar nga Yuya Osakos në minutën e 20-të, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, në pjesën e dytë, Eintracht Frankfurti barazoi shifrat në 1-1 pas golit të shënuar nga Sebastian Haller në minutën e 54-t nga pika e bardhë.

Dhe në minutat e fundit të ndeshjes, Rashica shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’ja dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Edhe në javën e kaluar, Rashica shkëlqeu për skuadrën e tij të re duke dhuruar asistim në golin e barazimit, 1-1 me Hannoverin.

Kujtojmë se ylli i Përfaqësueses kosovare u transferua këtë verë te klubi gjerman nga Vitesse./IndeksOnline/