75 Mall Live Search
10:53 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pavarsisht fillimit të mbarë të Juventusit, CR7 ende nuk ka arritur ta gjejë golin

Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar ende gol për Juventusin në Serie A dhe e përfundoi ndeshjen e djeshme ndaj Parmas, gjithashtu pa shënuar gol.

Fituesi i ”Topit të Artë” vitin e kaluar është duke u përshtatur me jetën në Itali, dhe pavarsisht se skuadra e tij ka regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e pra, ai ende nuk e ka gjetur golin.

Gjërat u përkeqësuan kur CR7 u largua nga Tardini, dhe duke ecur i rrethuar nga truprojet e tij, një tiofz kërkoi që të bënte foto me portugezin, transmeton IndeksOnline.

Ronaldo ishte mbrëmë pranë golit pas një goditje të bukur me kokë, megjithatë topi kaloi shumë pranë portës dhe nuk u kokretizua me gol.

Megjtihatë, trajneri i Juventusit, Maxi Allegri pas ndeshjes tha se Ronaldo bëri një lojë të mirë në përgjithësi.

Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë verë drejt Juventusit për 112 milionë euro, por ende nuk ka arritur të lë shenjë në Serie A./Indeksonline/