11:32 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zhduket një qytetar i Ferizajit, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Avdyl Kqiku, qytetar nga Sojeva e Komunës së Ferizajit, që nga mbrëmja e së premtes është zhdukur dhe askush nuk ka informacione se ku i njëjti është duke qëndruar.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social ‘Facebook’, të cilët kërkojnë ndihmë nga qytetarët se kushdo që ka dijeni për të apo edhe e sheh të i lajmrojnë.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se personi në fjalë ka qenë duke vozitur veturën e tipit ‘Range Rover’, siç shihet në foto.

Indeksonline mëson se  Avdyli ka punuar me tregti, duke eksportuar vetura nga Evropa, konkretisht Zvicra  për në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka thënë se rasti është raportuar në Polici. Sipas tij, policia është duke i kryer hetimet lidhur me rastin në fjalë.

Për më shumë shikoni foton: