14:17 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjykata Themelore e Gjilanit vendosë për tifozët që shkaktuan probleme në ndeshjen, Kika – Bashkimi

Gjatë ndeshjes, Kika – Bashkimi, ka ndodhur një incident mes tifozëve dhe zyrtarëve policorë.

Dhe tani Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për t’ua caktuar masën e paraburgimit të pandehurve, A. S., F. V., A. S. R. V., F. A., Z. L. dhe H. A në një periudhë rreth një muaji.

Tifozi me inicialet, A. S dyshohet se në ndeshjen e lartëcekur ka sulmuar zyrtarin policor, i cili është dashur të marrë trajtim mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, të pandehurit tjerë dyshohet se kanë penguar personat e tjerë zyrtar, me ç’rast kanë kryer veprën penale – pengim.

Image may contain: one or more people and outdoor

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./IndeksOnline/