09:26 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjimnazistët bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë

Gjimnazet kanë bojkotuar sot mësimin për t’ju bashkuar protestës masive të studentëve.

Në Tiranë, Elbasan dhe Korçë, gjimnazistët janë larguar nga gjimnazet e tyre dhe janë drejtuar për tek grumbullimi i studentëve.

Në orën 10:00, studentë nga të gjitha fakultetet do të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.