16:57 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Derbi i javës së 13-të zhvillohet në ”Sezai Surroi”

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së XIII në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, ku Prizreni e pret Trepçën.

Trepça zë vendin e katërt në renditjen tabelare, ku në 12 ndeshje ka regjistruar bilanc prej 6 fitore e 6 humbje, transmeton IndeksOnline.

Derisa Prizreni zë pozitën e gjashtë, me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me bilanc prej 4 fitore e 7 humbje.

Ndërkaq të mërkurën do të luhet edhe një tjetër ndeshje, ajo në Suharekë ndërmjet Yllit dhe Lipjanit duke filluar nga ora 19:00, kurse të enjten në program është dueli në mes Bashkimit dhe Boreas, që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Prizren.

Duhet theksuar se ndeshja në mes Rahovecit dhe Prishtinës do të luhet më 17 dhjetor në ora 19:00 në Prishtinë./IndeksOnline/