Një grua lëndohet nga frenimi i hovshëm i autobusit
Një grua ka pësuar lëndime pas frenimit të hovshëm të autobusit të linjës 4 të Trafikut Urban në Prishtinë.
Sipas një qytetari, i cili në adresë të Kallaxo.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarje, një grua është alivanosur pasi me kokë ka goditur ulësen e autobusit si pasojë e frenimit të hovshëm.
Siç shihet edhe në fotografitë e dërguara në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.