Autobusi urban goditet nga treni në Shkup
Para pak minutash në fshatin Rashqe në Shkup të Maqedonisë një autobus është goditur nga treni.
Autobusi urban numër 11 u godit teksa ishte duke kaluar, por fatmirësisht përpos dëmeve materiale nuk ka viktima, shkruan Indeksonline.
Ndryshe për shkak të këtij aksidenti rruga është e pakalueshme teksa policia është në vendin e ngjarjes.
Indeksonline iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.