Po bën namin në Premierligë, zgjidhet trajner i muajit
Watfordi e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Javi Garcia është duke konkuruar me Liverpoolin dhe Chelsean për bilanc të qindpërqind.
Ata në katër ndeshje kanë shënuar katër fitore, madje duke e mposhtur edhe Tottenhamin.
Për këtë sukses, Garcia është shpallur si trajneri më i mirë i muajit në Premierligë.
Watford po tregohet si Leicesteri i disa viteve më parë kur edhe arriti të shpallet kampion. /IndeksOnline/