Instagram vjen me gjashtë versione të reja “Superzoom”
Storiet e Instagramit do të bëhen edhe më dramatike. Kjo pasi që rrjeti social është duke shtuar edhe gjashtë versione të reja “Superzoom”, transmeton Indeksonline.
Efekti “Superzoom” ka qenë në Instagram që nga tetori i vitit të kaluar por tani po vjen edhe me gjashtë versione të reja.
Këto version ende nuk mund t’i shohin të gjithë, që është e zakonshme për risitë e Instagramit por një zyrtarë i rrjetit social ka thënë që së shpejti të gjithë mund ti kenë versionet e reja të “Superzoom”. /Indeksonline/
NEW @instagram Story Superzooms!! ? pic.twitter.com/BkWHMA7gV1
— Matt Navarra (@MattNavarra) September 6, 2018