Çunat janë gati për lojë, atmosfera është e mirë
Kanë mbetur edhe pak minuta para nisjes së lojës së parë të Kosovës në Ligën e Kombeve.
Azerbajxhani do të jetë testi i parë serioz për selektorin Challandes.
Indeksonline është në stadiumin në Baku nga ku do të sjellë pamje të drejtpërdrejta të kësaj sfide.
Atmosfera në përfaqësuese thuhet se është tejet e mirë para ndeshjes./Indeksonline/